“Fatkeqësisht një projekt e ka filluar si çerdhe publike dhe tani është shndërruar në kopsht, sepse nuk mund të flasim të investosh paranë publike e pastaj të caktosh një kosto për 80 euro për një fëmijë që shkon në kopsht, sepse edhe në sektorin privat është i njëjti çmim. Cila është arsyeja që taksat e qytetarëve të investohen në atë objekt e përsëri qytetarët të paguajnë njëjtë si në kopshtet private”
Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka sqaruar se opsioni i çerdhes publike me bazë në komunitet ka ardhur si rezultat i mosaprovimit të kërkesës nga Ministria e Arsimit për staf shtesë.
“Në dy vitet e kaluara ne kemi kërkuar kode shtesë nga Ministria e Arsimit. Kjo nuk është bërë. Pasi nuk është bërë po shkojmë me opsionin e çerdhes publike me pjesëmarrje të komunitetit, prandaj dhe i kemi pagesat”.
Sipas tij, fëmijët që vijnë nga familjet me asistencë sociale, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e braktisur apo pa përkujdesje prindërore, fëmijët që kanë vetëm një prind dhe fëmijët e veteranëve do të lirohen nga pagesa.
“Pasi nuk kemi kode buxhetore që vijnë për pagesën e stafit duhet të bëjmë bashkëfinancimin e pagesës së stafit, prandaj është paraparë 80 euro për një muaj për një fëmijë, ku përfshihen të gjitha shpenzimet, nga ushqimi deri te shpenzimet e tjera”.
Megjithëkëtë, aktivistë të shoqërisë civile kanë vlerësuar se edukimi i hershëm në Prizren është në rrugën e dështimit, pasi që thirrja e DKA-së është hapur për fëmijët 3 deri në 5 vjeç dhe jo edhe për grupmoshat nga 0 deri në 3 vjet, derisa me çmimin prej 80 eurove, sipas tyre, nuk ka logjikë të thirren në institucion publik.