Në shqyrtimin e dytë Projektligjit për Prishtinën, në Kuvendin e Kosovës u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.
Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy nga deputet të LDK-së, me shumicë votash Prizreni me këtë projektligj mbetet kryeqytet historik.
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani ka paraqitur dhe arsyetuar raportin me rekomandime, i cili tha se është më rëndësi që pas shumë vitesh, në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet ligjin për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, dhe komisioni sipas tij, ka bërë hulumtimet, shqyrtimet, analizat e këtij projektligji, i cili ka bërë edhe vizitat studimore në qendrat e rajonit, raporton kp, përcjell Telegafi.
Dhe Komisioni ka ardhur në përfundim se ky projektligj i plotëson kushtet për miratim në kuvendin e Kosovës.
Me 66 vota për, 1 abstenim, deputetët e kanë votuar projektligjin për Prishtinën.
“Në bazë të Kushtetues që përcakton se kryeqyteti i Kosovës është Prishtina, ne kemi të bëjmë me një ligj për kryeqytetin, nuk kemi të bëjmë për Prishtinën. Prandaj, kemi të bëjmë për kryeqytetin dhe kryeqyteti i Kosovës është Prishtina, ndërsa kryeqyteti historik është Prizreni. Prizreni ka qenë kryeqytet tërë kohën, prandaj, është një kryeqytet historik”, ka thënë Hasani.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se askush nuk është kundër që Prizrenin me trajtuar si super qytet historik, por nuk e ka vendin në projektligjin për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
“Prizreni meriton respektin më të madh të mundshëm, unë jetoj në atë qytet. Ne kemi ,ligjin për mbrojtjen e qendrës historike të Prizrenit, ne mund të nxjerrim edhe ligje të tjera nëse keni nevojë, por në ligjin për kryeqytetin, Prishtinën, me futë tash edhe kryeqytetin historik, nesër mund të kërkohet të bëjnë pjesë edhe diçka tjetër. Kam përshtypjen që pa një analize të mirëfilltë, po iu kap një farë euforie e popullzimit, nacionalizimit dhe dikur kemi me qesh edhe me veten çfarë ligjesh po aprovojmë”, ka thënë deputeti Selmanaj./Telegrafi/
Deputetët gjatë debatit kanë pasur vërejtje edhe për çështjen e rregullimit të sigurisë në kryeqytet, për Policinë./Telegrafi