Siguria gjatë festave të fundvitit në komunën e Prizrenit, sot do të diskutohet nga akterët e kësaj fushe, në një mbledhje të veçantë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në mbledhjen e thirrur nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, e që fillon në orën 11:00, në mjedise të Kuvendit të Komunës, do të marrin pjesë përfaqësues nga policia, zjarrfikësit, inspektorati dhe emergjenca. Mbledhja
Në prag të Vitit të Ri është bërë zakon, që nëpër rrugë e sheshe, nga të rinj e fëmijë të hidhen mjete piroteknike.
Javën që shkoi, Komuna e Prizrenit ka marrë vendim të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike me rastin e festave të fundvitit, në vendet e hapura publike përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas njoftimit, kjo urdhëresë vlen deri më 15 janar por, përveç 31 dhjetorit nga ora 23:00 – 00.30.
Në vendimin e Komunës, thuhet se “për ata të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë ndalesë do të ndërmerren masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi”.
Si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, sidomos gjatë natës së ndërrimit të moteve, vitet e kaluara, ka pasur disa persona të lënduar. Për më keq, një 14 vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një plumbi ‘qorr’. /GazetaePrizrenit.net/