26-11-2024

Prizreni prin për shkurorëzimet e çifteve, mbi 200 raste gjatë vitit 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës, njofton se në vitin 2022, janë regjistruar 2,088 shkurorëzime.

Përmes një komunikate për shtyp njoftohet se numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste), ose 10,0%; Gjakovë (172 raste), ose 8,2%; Ferizaj (145 raste), ose 6,9%.

“Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt (4) me 9,1% e të shkurorëzuarve. Shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.