27-02-2025

Prizreni prinë për nga numri i votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Në bazë të numërimit del se nga qyteti i Prizrenit ka më së shumti vota nga ana e diasporës.

Nga Prizreni votuan plotë 4901 votues. Në vendin e dytë renditet Prishtina me 4851 votues pastaj Gjilani me 4480 votues dhe Peja me 4362 votues.

Në top pesëshen e qyteteve në rënditet edhe Gjakova me 4156 votues./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.