Prizreni pritet të bëhët me stacione moderne të autobusëve urban
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se së bashku me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të bëhet rregullimi i vend-pritjeve (stacioneve) të reja moderne të transportit urban dhe periferik, në 9 lokacione të ndryshme të komunës.
“Këto stacione, me kapacitet deri në 25 udhëtarë dhe me 14 ulëse, do të ofrojnë siguri dhe shërbime komode për qytetarë, ku do të mundësohet zhvillimi i veprimtarisë postare, si dhe do të bëhet vendosja e ekraneve televizive, nëpërmjet të cilëve do të transmetohen njoftimet publike që janë në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftim.