Prizreni sot nikoqir i finales së madhe të Superkupës së Kosovës në basketboll
Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen sot në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Superkupa filloi me ndeshjet çerekfinale në Prizren dhe do të përfundojë sot në mbrëmje, me përballjen e dy skuadrave me traditë të basketbollit të Kosovës.
Bardhekaltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit 78:73, ndërsa në gjysmëfinale ndaj Pejës 91:80. Ndërkohë, mitrovicasit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Borës 85:76 dhe në gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit 83:61.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në Palestrën “Sezai Surroi”.
Fitues aktual i Superkupës është Trepça, derisa një vit më parë kishte fituar Sigal Prishtina.