25-11-2024

Prizren: 26 vjeçarja tenton ta vras veten për herë të tretë duke prerë venat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku një 26-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj për herë të tretë radhazi, duke prerë venat e dorës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e reja tentoi ta vras veten duke prerë venat me shiringë dhe gjilpërë. Ajo më pas u dërgua nga familjarët e saj në Spitalin rajonal të Prizrenit, për të marrë trajtim mjekësor.

Nga aty, Sinjali mëson se u njoftua Policia, me ç’rast një patrullë policore ka dalë deri në vendin e ngjarjes.

Sipas të njëjtave burime, 26-vjeçarja ka tentuar të kryej vetëvrasje për herë të tretë, ndërkohë që është transferuar për në Psikiatri, ku do të trajtohet më tutje.

Asnjë koment

Comments are closed.