24-11-2024

Prizreni u shtua për 35 banorë

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 35 banorë. Në repartin obstetrik të spitalit të përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” kanë lindur 35 foshnja, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 20 vajza, apo pesë më shumë se sa djem, numri i të cilëve është 15.

Gjatë kësaj jave nuk është regjistruar asnjë rast i lindjes gemellare (binjak).

10 lindje kanë qenë “cezariane”  (me operacion)./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.