15-11-2024

Prizreni, vend i preferuar i ambasadorit gjerman në Kosovë

Christian Heldt ka disa muaj që është në krye të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Gjatë një interviste për numrin festiv të gazetës “Zëri” diplomati gjerman shprehet se po ta kishte shkopin e famshëm magjik tri gjëra do t’i ndryshonte në Kosovë: “Që shqiptarët e serbët, sikurse edhe bashkësitë tjera, t’i qaseshin njëri-tjetrit në mënyrë më aktive dhe të arrihet paqe me Serbinë, t’i zhdukë mbeturinat gjithandej dhe të ketë një qasje më miqësore ndaj natyrës e që gjenerata e re të udhëtojë shpejt e pa kufizime në Evropë”.

Prizreni, vendi i preferuar për fundjavë.

I pyetur se në cilin vend të Kosovës do t’i pëlqen ta kalojë fundjavën ai ka dhënë këtë përgjigje:

“Rajoni tejet i bukur mbi Prizren në drejtim të Shtërpcës më pëlqen shumë dhe më gëzon fakti që atje nuk ka aq shumë mbeturina të egra gjithandej, që përndryshe edhe mund të na i prishin shëtitjet e bukura”, shkruan “Zëri”./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.