23-11-2024

Prizreni dhe Peja mbesin pa rrymë si rezultat i erërave të forta

Gjatë ditës së sotme rajoni i Dukagjinit është përballur me mungesa të theksuara të energjisë elektrike. Me këtë problem janë ballafaquar kryesisht komunat e Pejës dhe Prizrenit.

Zëdhënsi i KEDS’it, Viktor Buzhala, ka thënë për Gazetën Express se prishjet kanë ardhur si rezultat i erërave të forta.

“Erërat e forta kanë shkaktuar shumë prishje sidomos në rajonin e Dukagjinit”, ka thënë Buzhala.

Tutje, ai tregoi se ekipet punuese kanë dalë në terren dhe po punohet me intensitet të shtuar që të sanohen të gjitha prishjet.

“Ekipet kanë dalë në terren gjatë gjithë kohës dhe janë duke i rregulluar prishjet. Deri tash janë rregulluar pjesa më e madhe e prishjeve, sidomos në Pejë dhe Prizren. Ekipet po punojnë me intensitet të shtuar”, ka thënë Buzhala për Gazetën Express.

Asnjë koment

Comments are closed.