22-11-2024

Prizrenit i duhet një kryetar që është vetvetja…

Shkruan: Zafir Berisha

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Prizreni asnjëherë nuk ka pasur një kryetar që ka qenë vetvetja! Më kujtohet kur në vitin 2007 që kam pasur një përplasje me Hashimin i cili donte që në Prizren të kandidonte për kryetar dikë nga një qytet tjetër, nuk e lejova sepse e llogaritsha poshtërim të qytetit të Prizrenit.

Por për fatin e keq edhe atëherë edhe sot, kryetari i Prizrenit po përdoret nga patronët e tyre në Prishtinë vetëm si dekor dhe kukull e po dirigjohen nga “komisarët politik” të shefave në Prishtinë!

Prizreni ka intelektual të guximshëm të cilët munden me qeveris Kosovën, e jo të mos munden dhe lejohen të qeverisin qytetin…!

(Autori është zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës dhe kryetar i Nismës Socialdemokrate në Prizren).

 P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.