24-11-2024

Prizrenit i shtohen shtatë banorë të rinj

Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar shatë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

4 meshkuj
3 femra
3 lindje “cezariane”  (me operacion). /GazetaePrizrenit.net/

Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit të lindjeve gati dyfish më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm katër raste. Megjithatë edhe ky numër mund të merret si i ultë, krahasuar me ditët tjera, kur zakonisht numri mesatar i lindjeve është mbi tetë.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite, si dhe largimit apo lëvizjes së popullatës./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.