Prizrenit: KPF i propozon Kuvendit Komunal diskutimin mbi çështjen e transportit të nxënësve
Komiteti për Politikë dhe Financa sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë dhënë propozimet për rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit, që do të mbahet të enjten.
Anëtarët e këtij komiteti u pajtuan që shqyrtimi i raportit financiar i realizimit të buxhetit për periudhat janar-qershor dhe janar-shtator të jetë si një pikë e rendit të ditës, ndërkaq si pikë shtesë iu propozua Kuvendit diskutimi mbi çështjen e transportit të nxënësve në komunën e Prizrenit.
Pikat e tjera që u propozuan për rend dite në mbledhjen e Kuvendit janë :
– Rishqyrtimi i Rregullores 04/2019 për Transparencë në Komunë sipas rekomandimeve të MAPL-së;
-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale;
-Informatë për Raportin e Komisionit për vlerësimin e ofertave dhe dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim KK Prizren;
-Shqyrtimi dhe miratimi i plan programit trevjeçar për banim;
-Shqyrtimi i raportit për llogaritë e arkëtueshme, verifikimi dhe inkasimi i tyre;
Komiteti në këtë mbledhje diskutoi edhe për çështjen e parkingjeve që janë në pronësi komunale, por për shkak të mungesës së akteve nënligjore lidhur me këtë çështje, u propozua që kjo pikë të propozohet për ndonjë mbledhje tjetër.