Prizrer: Arrestohet pronari i kompanisë, pasi një punëtor u lëndua rëndë
	
							
Një person është arrestuar në Mamushë, pasi është pronari i një kompanie, të cilës punëtori i është lënduar të enjten.
				               	
				               	
				               	
Referuar rapotit 24-orësh te Policisë, arrestimi u bë të enjten edhe i të dyshuarit në fjalë, i cili është dërguar në mbajtje.

Policia ka thënë se punëtori i lënduar ishte shtetas i huaj, dhe është duke marrë tretman mjekësor.

Ndryshe Gazeta e Prizrenit se rasti kishte ndodhur ne fabrikën e bllokave në Mamushë, ku një punëtor turk (rreth 53-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda. Sipas informacioneve ai kishte këputur këmbën e djathtë gjatë punës./Gazeta e Prizrenit


						 