15-09-2025

Problemi me bandat kriminale, UEFA me vendim për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Tashmë është zyrtare. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

UEFA ka pranuar kërkesën e federatës serbe që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.

Ndeshja zhvillohet më 11 tetor dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Asnjë koment

Comments are closed.