29-01-2026

Procesi drejtë fundit, rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar rinumërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit.

Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e KQZ-së rezulton se janë rinumëruar rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.247 nga 2557 sa janë në total.

Në të gjitha partitë ka kandidatë që kanë rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Sipas publikimeve të deritashem të rezultateve nga KQZ nga fletvotimet e rinumëruara, nuk ka kandidatë të partive shqiptare që e kanë humbur ulësen.

Asnjë koment

Comments are closed.