Prof. Dr. Ismet Temaj u zgjodh ushtrues detyre të Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Kështu ka vendosur Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur, pasdite, në orën 17:00.
Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues i këtij institucioni ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit.
Temaj në maj ishte zgjedhur për Rektor, por mbledhja në të cilën ishte bërë zgjedhja e tij u kontestua, për shkak të mungesës së kuorumit të Këshillit Drejtues (KD) dhe çështja kaloi në Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Njoftohet se në mbledhjen e sotme KD ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit.
Temaj do ta ushtroj detyrën deri në zgjedhjen e Rektorit./GazetaePrizrenit.net/