25-11-2024

Prof. Lulzim Ibri pas deklarimit të pronarit të Lirisë: “Fol e mbushma mendjen…”

Prof. Dr. Lulzim Ibri, ish-anëtar i Komisionit për dhënien në menaxhim të KF Liria, njëherësh mësimdhënës në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe veprimtar sportiv, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ ndaj deklarimit të pronarit të KF Liria, Raman Kiçe, të bërë dje në një video-incizim, publikuar përmes faqes së klubit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Postimi i tij i pandërhyrje:

Disa fjalë në lidhje me intervisten e bërë dje nga ana e pronarit te klubit FC Liria, R. Kiçe, menaxher i licencuar, me 30 vjet përvojë në sport.
1. Fillimisht duhet të sqarojmë se suksesi në klub nuk varet nga dëshira, as nga puna, as nga numri i njerëzve të angazhuar në klub, as nga lojtarët dhe as nga financat…
E para mund të jetë e pa arsyeshme, e dyta mund të jetë shkel e shko, e treta mund të jetë angazhimi i njerëzve joprofesional sikurse rasti juaj (akraballak pa njohur të duhura), e katërta mund të jetë angazhimi i lojtarëve jo të duhur dhe të pa motivuar (mund t’i angazhoni si lojëtarë por mund t’ju dalin si këngëtarë), e fundit mund të investoni mjaft, por financimi mund të jetë jo i qëlluar dhe jo adekuat. Ju si “profesor i sportit dhe menaxher i licencuar me 30 vjet përvojë në sport” besoj se këtë e dini…!?
Këto të gjitha janë zgjedhja dhe përgjegjësia e juaj, për të cilën edhe mund të mos fajësoheni. Aq keni ditur, aq keni bërë dhe aq keni arritur.
Problemi është se ju keni mashtruar, keni paraqitur një plan megalloman me të cilin e keni marrë klubin, tash nuk po dini si me dal prej tij çorrdokaku. Keni deklaruar se ata para jush nuk kanë ditur asgjë, se ju do të na tregoni si duhet të udhëhiqet klubi, ja po ju shohim….!?
2. Lidhur me atë se stadiumi është pengesë, po ju kujtoj se vite më parë Feronikli është bër kampion i kosovës duke i luajtur ndeshjet në stadiumin e “Lirisë”, pra jo në stadiumin e vet…
Ka shumë raste kur stadiumi shfrytëzohet nga dy klube, ju si menaxher i zoti besoj se e dini, dhe atyre nuk i pengon një gjë e tillë.
Nëse kjo ju pengon, do të duhej të investoni në një stadium tuajin privat dhe problemi do të zgjidhej (premtimet e investimeve aty mund t’i realizoni)…!?
3. Se nuk keni mundur t’i largoni trajnerët, nuk qëndron ju jeni pronari ju i paguani, ju kërkoni punë dhe përgjegjësi, por sigurisht se këta që i keni janë më të mirë se ata që keni dashur t’i sillni dhe angazhoni. Nuk është korrekte të deklaroni se trajnerët vendas kërkojnë shumë, ata kërkojnë më pak se ata që i keni angazhuar, por ju keni dashur që ata t’i shfrytëzoni, të punojnë mundësisht pa pagesë, apo me një shumë simbolike që ju do ja caktonit…!?
4. Thoni se nuk e keni ditur sa borxhe keni trashëguar, po atëherë pse insistonit ta mernit klubin me aq interesim dhe me aq ngazëllim, kur e keni kuptuar është dashur të tërhiqeni. Natyrisht se ju si menaxher me 30 vjet përvojë në sport, duhet ti keni bërë mirë llogaritë, nëse ja vlente ta merrnit klubin apo jo…!?
5. Ju dëgjuam që falënderuat ata që ju kanë mbështetur financiarisht, ju dëgjuam për borxhet, por nuk ju dëgjuam sa keni përvetësuar, cila është shuma që keni inkasuar nga të tjerët, nga mjetet e V. Muriçit, nga donatorët, nga Komuna, besoj se këto kanë qenë mjete të mjaftueshme për të shlyer borxhet. Po ju, është dashur të investoni në klub apo keni menduar se me mjete të klubit duhet të menxhoni klubin… !?
6. Ju thoni se klubin e keni marrë nga komisioni, kurse marrëveshjet për klubin i keni bërë me dikë tjetër, sa interesant…!?
7. Nuk po ju kërkojmë llogari për suksesin, por mossuksesin, për mashtrimet, dhe për premtimet “zotëri menaxher i licencuar nga Gjermania me 30 vjet përvojë në sport”.
Presim të reflektoni!

Lexoni edhe:

https://gazetaeprizrenit.net/deklarimi-i-pronarit-te-lirise-kice-nxit-reagimin-e-ish-kryetarit-te-klubit-krasniqi-tregon-sa-para-kishte/

Asnjë koment

Comments are closed.