Profesoresha e UPZ-së, Vjollca Dibra: Jam shumë e shqetësuar nga veprimet e Millakut
Profesoresha e UPZ-së, Vjollca Dibra, e cila ka raportuar rastin në polici kolegun, Shkëlqim Millakun, ka thënë për Sinjalin se e ka adresuar çështjen në organet kompetente dhe se nuk do të merret më me deklarata.
Tutje, shtoi se ndihet e shqetësuar nga veprimet e Profesorit.
“Ai le të deklarohet çka të dojë, unë jam deklaruar aty ku duhet, ai të merret tani me organet e rendit. Jam shumë e shqetësuar nga veprimet e tij, unë e lë në organet e hetuesisë”, tha Dibra.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërkohë që Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për incidentin që ndodhi në ambientet e tij.
Kjo është profesoresha që e denoncoi në polici profesorin Millakun
Profesori i Universitetit të Prizrenit, Shkëlqim Millaku është denoncuar në polici nga kolegia e tij, Vjollca Dibra.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se përplasja ka ndodhur pas mbledhjes së Senatit të Universitetit, në të cilën asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur në pozitat e propozuara si anëtarë të këtij organi.
Përplasja ka nisur kur profesori Millaku, sipas burimeve, i është drejtuar profesoreshës Dibra me fjalët: “Pse nuk po e lëshon zyrën?”, duke aluduar se asaj i kishte përfunduar mandati. Kjo situatë ka shkaktuar tension mes palëve dhe ka përfunduar me një denoncim për kanosje, bërë nga Dibra ndaj Millakut.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me incidentin që ndodhi në ambientet e tij.