26-07-2025

400 vjet arsim në Has: Profesori Muhadri kurorëzon monografinë madhore

Autori i njohur Besim Muhadri ka bërë të ditur se pas një pune kërkimore dhe dokumentuese katërvjeçare, i ka dhënë dorën e fundit librit të tij monografik me titull: “HASI – KATËR SHEKUJ SHKOLLË DHE ARSIM SHQIP”.

Libri përfshin një përmbledhje të thelluar të historisë së arsimit në trevën e Hasit, duke nisur që nga viti 1665 me Pjetër Mazrekun, një ndër mësuesit më të hershëm të njohur, e deri te mësuesit që kanë dalë në pension në vitin 2025, përcjell Gazeta e Prizrenit.

 

Një ndër pikat më të veçanta të këtij botimi është përfshirja e 405 biografive të mësuesve hasjanë, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në arsimin shqip, përtej ndarjeve administrative apo kufitare – nga i gjithë Hasi, andej e këndej kufirit.

Autori thekson se:

Jam i bindur se në këtë libër mund të mungojnë edhe emra të mësuesve të tjerë, prandaj ftoj të gjithë ata që shohin përmbajtjen dhe vërejnë ndonjë mospërfshirje, të më kontaktojnë – sepse ende kemi pak kohë për t’i përfshirë edhe ata që, pa fajin tim, nuk kam arritur t’i fus në libër.”

Libri do të botohet në shtator të këtij viti me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës. / Gazeta e Prizrenit /

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Hasi- shkolle arsim shqip PÄRMBAJTJA Parathënie "HASI KATE SHEKUJ ARSIM DHE SHKOLLE SHQIPE- VEPER MONUMETALE PẼR E ARSIMIT KRAHINEN HASIT (Valdet KAPITULLI PARE ARSIMI SHQIPTAR PP RRJEDHAT TIJ (Permbledhje shkurter) DRITE MBI HISTORINE ARSIMIT SHOIP NE HAS.... FILLET ARSIMIT NẼ KRUMẼ TE HASIT HISTORIKU SHKURTER SHKOLLAVE NẼ FSHATRAT HASI ZHVIILIMIT HISTORIK KAPITULLII TJERA Roli dhe kontributi shkollave klerikëve hasjane nẽ arsimin shqip dhe hapjen Pjetër Mazreku Andre Bogdani Pjetër Bogdani Shtjevën Gjeçovi 1874-1929) KAPITULLI Biografi mësuesish nga viti 1870 Lazër Lumezi Niman Ferizi Jemin Haziri ?-1932) Pal Lumezi 1893-1945) Mhill Kristaj (1904-1975) Nikë Berisha Jusuf Duraku (1911-1992) 594"

Mund të jetë një imazh i teksti

Asnjë koment

Comments are closed.