Programi për Zhvillim Rural 2023, Ministri Peci njofton për përkrahjen
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dhënë detaje për Programin për Zhvillim Rural, përkatësisht për grante për vitin 2023.
24.6 Milionë euro për Programin për Zhvillim Rural 2023!
16,827,000.00 për Masën 1 – Investime në asete fizike dhe në ekonomitë familjare!
1.1 Pemë drufrutore – 1,527,000.00€
Arra, lajthi dhe gështenja – 1,000,000.00€
1.2 Pemë manore – 800,000.00€
1.3 Sektori i perimeve dhe serrave, përfshirë serrat për fidane – 3,000,000.00€
1.4 Depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve – 1,200,000.00€
1.5 Prodhimi i mishit/rritja e viçave – 1,500,000.00€
1.6 Prodhimi i mishit/rritja e derrave – 300,000.00€
1.7 Prodhimi i qumështit/lopë – 5,000,000.00€
1.8 Prodhimi i qumështit/dele dhe dhi – 800,000.00€
1.9 Pikat grumbulluese të qumështit – 200,000.00€
1.10 Prodhimi i rrushit – 1,000,000.00€
1.11 Prodhimi i vezëve – 500,000.00€
Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt brenda kësaj mase është 10,000€;
Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme per projekt është 100,000€;
Aplikuesi mund të aplikojë me disa projekte gjatë periudhës së zbatimit të
Programit në vite të ndryshme, me kusht që projektet e mëhershme të jenë
përfunduar me sukses dhe përkrahja publike të mos e tejkalojë shumën e
lartpërmendur;
Secili përfitues i projekteve me vlerë mbi 50,000 euro, ka për obligim të angazhojë një student të drejtimit universitar bujqësor dhe agroekonomi, për 1 vit kalendarik. Vlera minimale e pagesës për angazhimin 1 vjeçar të studentit të jetë 2,400 euro. Personi i njëjtë nuk lejohet të angazhohet në më shumë se në një projekt dhe duhet të jetë i sektorit përkatës ose te përafërt;
Mbështetja publike për projekt është 60%:
+5% për investime në zona malore;
+5% për investime në asete fizike të ekonomive bujqësore ne pronësi të fermerëve të rinj;
Shpenzimet për përgatitjen e planit të biznesit apo projekt-propozimit nuk mund
ta tejkalojnë vlerën prej 3% të shpenzimeve të pranueshme, por jo më shumë se
1,500 euro. Në rast të investimeve që parashohin ndërtim të stallave apo depove
për ruajtjen e pemëve dhe perimeve, shpenzimet për arkitekt dhe inxhinier, leje
dhe licenca të ndryshme janë të pranueshme deri në vlerën 7% të shpenzimeve të pranueshme, por jo më shumë se 3,000 €;
Për zhvillim e qëndrueshmëri!