26-11-2024

Projektligji për Trustin sot shqyrtohet në Komisionin për Buxheti për Trustin sot shqyrtohet në Komisionin për Buxhet

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.

Në këtë mbledhje po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022 dhe votimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2021.

Ndryshimi i Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, ka kohë që është duke u debatuar në qarqe të ndryshme.

Për ndryshimin e projektligjit të Trusti-it, ka pasur protesta dhe janë mbledhur mijëra nënshkrime të cilat janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, raporton RTKlive.

Zë kritik ndaj këtij ndryshimit të projektligjit është FMN e cila ka vlerësuar se mjetet e kursimeve pensionale, nuk duhet të preken. Vite më parë në Kosovës, është bërë ndryshimi i ligjit, nga i cili qytetarët kanë tërhequr 10 % të mjeteve të tyre.

Po ashtu Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Opec për Zhvillim Ndërkombëtar dhe shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Asnjë koment

Comments are closed.