Një ditë më parë Express ka raportuar se familja Dehari, përmes avokatit Tomë Gashi, ka kërkuar që t’i përcillet ekspertiza përmes një shkrese dërguar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi e Prokurorisë në Prizren.
Se ekspertiza është kryer ka lajmëruar dje përmes një konference për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.
“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala. /GazetaExpress/