Prokuroria e Prizrenit kërkon masën e parabugimit ndaj katër personave
Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë
Themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, të dyshuar për kryerje të veprave penale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar kërkese për caktimin e parabugimit kundër katër (4) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.
Rastet:
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës ndaj dy (2) personave, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.