Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për tre persona të dyshuar
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë
ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Sa i përket Prizrenit, Prokuroria Themelore gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.
Në raport nuk jepen hollësi për natyrën e veprave penale të të dyshuarve./GazetaePrizrenit.net