Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 72 aktakuza kundër 86 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 8 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, është parashtruar edhe një kërkesë për caktimin e masës për të mos i’u afruar personit apo vendit të caktuar ndaj një personi dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 7 persona të dyshuar, në tri raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës për të mos i’u afruar personit apo vendit të caktuar, ndaj një personi,
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tri raste të ndara, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës për të mos i’u afruar personit apo vendit të caktuar, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Vetëgjyqsia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mshtrimi”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.