Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale janë ngritur 58 aktakuza kundër shtatëdhjetë e katër (74) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa
për caktim të masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të
veprave penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të arrestit shtëpiak kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”

Lexo edhe:
Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj inspektores së Komunës së Prizrenit
