Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 64 aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë parashtruar
katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të
veprave penale.
Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin për kryerjen e veprave penal
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, si dhe një (1) person për shkak të veprave penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Marrja e ryshfetit” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e
trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

