31-03-2025

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuza kundër shtatë personave

Prokurori i Shtetit, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur
shtatëdhjetë e një (71) aktakuza kundër tetëdhjetë e gjashtë (86) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, percjell Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave për
shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën
penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

 

Asnjë koment

Comments are closed.