Prokuroria e Prizrenit ngriti aktakuza kundër 13 personave
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve te fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur
59 aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 11 aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale”Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.