Gjatë 24 orëve te fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 45 aktakuza kundër pesëdhjetë e dy (52) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, percjell Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë persona (16) persona, si dhe janë
paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerje
të veprave penale.
Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i
luftës kundër popullsisë civile”
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në katër raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Fajdeja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Keqpërdorimi i besimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprënp enale “Lëndimi i lehtë trupor”.