03-09-2025

Prokuroria e Prizrenit ngriti aktakuza kundër tridhjetë 30 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 58 aktakuza kundër gjashtëdhjetë e tre (63) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, shtatë (7) persona të
dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:


Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona të dyshuar në tri raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dy (2) persona për veprat penale”Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për veprat
penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e
sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Asnjë koment

Comments are closed.