01-09-2025

Prokuroria e Prizrenit urdhëron ndalimin e dy personave lëndim trupor dhe mashtrim

Prokurori i Shtetit, njofton se nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit
janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit
ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“ si dhe një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):


Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2)
personave, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“ dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.