25-11-2024

Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për veprën penale “ngacmim seksual”

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

Lajmin për Klankosovën, e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se prokuroria e ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas KPRK-së”.

Pas suspendimit nga UP-ja, prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për veprën penale “ngacmim seksual”

“Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t’iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklarata të personave të përfshirë në këtë rast, si dhe veprime të tjera, konform dispozitave të KPPRK-së”, tha Ulaj.

Këtë të martë, Këshilli i Etikës i ka rekomanduar Rektoratit pezullimin e Krasniqit, vendim të cilin më pas e ka marrë Rektori, Qerim Qerimi.

Kundër vendimit të Rektoratit kanë dalë Lëvizja Feministe Studentore, të cilat thanë se Krasniqi duhet të shkarkohet e jo të pezullohet.

Asnjë koment

Comments are closed.