Prokuroria interviston Bislimin dhe Muratin për përleshjen në Parlament
Me ftesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë intervistuar dy anëtarë kabinetit qeveritar pas përleshjes fizike që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë.
Mirëpo, sipas këtij burimi, procedurat hetimore janë duke vazhduar si dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ditës së djeshme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka shkruar në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si i dyshuar për ‘sulm’.
Ndryshe, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore.