23-11-2024

Prokuroria ndalon dy persona për kanosje në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Kanosje”, tasnsmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Në anën tjetër në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:25.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar”, bën të ditur policia.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast për kanosje. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.