Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 19 personave
Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orë të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër dyzet e katër (44) personave, për vepra të ndryshme penale, percjell Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 14 aktakuza kundër 19 personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit t lënduar në fatkeqësinë e
trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./ Gazeta e Prizrenit