03-02-2026

Prokuroria në Prizren ngriti aktakuza kundër 11 personave

Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur
(48 aktakuza kundër 57  personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. / Gazeta e Prizrenit /

 

Asnjë koment

Comments are closed.