25-11-2024

Prokuroria në Prizren ngriti aktakuza kundër dy personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe pranë gjykatave
kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Asnjë koment

Comments are closed.