25-03-2025

Prokuroria në Prizren ngriti aktakuza ndaj 10 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur
74 aktakuza kundër 91 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prizren

jo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tenativë”.

Nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara. Dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se secili nga të pandehurit veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale

“Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “sulmi”./ Gazeta e Prizrenit

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.