Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj avokates dhe përmbaruesit për korrupsion dhe keqpërdorim
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj avokates Shemsije Sheholli dhe përmbaruesit privat Isak Islami, të akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitave zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Sheholli dyshohet se ka ushtruar ndikim të kundërligjshëm si avokate dhe përfaqësuese e një pale të dëmtuar, duke shkelur nenin 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.
Ndërsa Islami akuzohet për keqpërdorim detyre, duke tejkaluar kompetencat e tij si përmbarues privat dhe duke përfituar për vete dhe palë të treta, sipas nenit 414 paragrafi 2 të Kodit Penal.
Të dy pandehurit dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 25 mijë euro, duke shkaktuar dëm material në të njëjtën vlerë palës së dëmtuar.