Prokuroria nis hetimet pas vdekjes së vajzës në QKUK
Një vajzë gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë pasdites së djeshme ka ndërruar jetë. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Ndërkohë, rastin në Polici e kishte raportuar babai i viktimës, i cili ka deklaruar se dyshon që vajza e tij ka ndërruar jetë nga moskujdesi i duhur i mjekëve.
Se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë” e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ulaj ka potencuar se me qellim të zbardhjes të rrethanave të kësaj vdekje “me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajetë është dërguar ne IML për t’iu nënshtruar obduksionit, si dhe rasti është iniciuar për hetim “vdekje e dyshimtë”.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe dy vdekje tjera të dyshimta.