25-11-2024

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për fajde

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave.

Aktakuza është ngritur për “Fajde”, “Detyrim”, “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve 19 të pandehurve. Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 par. 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 par. 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 par. 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.2 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.