20-03-2025

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, dyshohet për krime të luftës në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari shqiptar.

I njëjti dyshohet se ka kryer krime të luftës në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, bashkë me forcat serbe.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngritë aktakuzë për Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile

Prishtinë, 19 mars 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.