24-11-2024

Pronari i “Arditi Tours” e raporton punëtorin në Polici, thotë se ia vodhi rreth 10.000 euro të pazarit

Punëtori i kompanisë së autobusëve “Arditi Tours” nga Ferizaj është denoncuar në Policinë e Kosovës pasi ka marrë një shumë të parave nga biznesi ku punon. Të dyshuarin e ka raportuar shefi i tij, i cili ka deklaruar se punëtori ia ka marrë pazarin ditor dhe është larguar nga aty.

Siç mëson Gazeta Sinjali, rastin e ka raportuar pronari i kompanisë së autobusëve që operon në Kosovë dhe jo vetëm.

Drejtuesi i “Arditi Tours”, ka thënë se punëtori i tij, me prejardhje nga Shqipëria, ia ka vjedh rreth 10 mijë euro para të gatshme, para këto që ishin të pazarit të ditës.

Punëtori i dyshuar nga Shqipëria tashmë është në kërkim policor.

Ndërsa, siç mëson Gazeta Sinjali, dyshohet se paratë janë vjedhë prej zyrës së pronarit.

Asnjë koment

Comments are closed.