24-11-2024

Propozohet vendosja e busteve të Skënderbeut e Adem Jasharit në Prizren

Në Prizren propozohet vendosja e busteve të dy figurave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Për vendosjen e tyre, me rekomandimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, ky organ do të debatojë në seancën e radhës, të premten.

Pos, kësaj Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit do ta debatojë edhe një çështje të rëndësishme të historisë sonë.

Në rend dite organit më i lartë lokal, do ta ketë edhe çështjen e rikthimit të logos së mëparshme të komunës, që në rrethin e saj, nga paslufta e deri dhjetë vjet më parë kishte vitin 1878. Për futjen në rend dite të kësaj kërkese të bashkëpartiakut të tij, Shukri Çunit, ka insistuar, Simir Kransiqi anëtar i KPF nga PDK.

Kuvendi Komunal të premten po ashtu do të debatojë edhe për projektbuxhetin e komunës për vitin 2019, shpronësimet në lagjen “ Gurishta”. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.