Propozohet suspendimi i dy policëve nga Prizreni, shkak një mosmarrëveshje mes tyre
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë nisur veprimet fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku janë përfshirë dy zyrtarë policorë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Arbër Beka, zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës”, tha ai për Gazetën Sinjali.

Hetimet lidhur me rastin janë ende në proces.
Lexo edhe:
Ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve, dëmi ndaj komunës mbi 41 mijë euro

