25-11-2024

PS mbledh nënshkrimet për shkarkimin e Metës

Socialistët nuk kanë humbur kohë dhe kanë zyrtarizuar nismën për shkarkimin e kreu të Shqipërisë.

36 deputetë kanë firmosur paraditen e kësaj të premteje për të iniciuar procedurën e shkarkimit të Ilir Metës bazuar në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës, ku përcaktohen rastet kur dhe si mund të shkarkohet presidenti.

Argumenti që do të përdorin socialistët për të shkarkuar kreun e shtetit janë thirrjet e tij të bëra gjatë fushatës elektorale.

Shumica është e vendosur të miratojë shkarkimin brenda kësaj legjislature. Kjo është hera e dytë që shumica aktuale brenda më pak se 2 viteve merr nismën për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në të parën, ata u tërhoqën pas rekomandimit të Komisionit të Venecias, të cilit iu drejtuan nga Kuvendi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese./tvklan

Asnjë koment

Comments are closed.