PSD i ‘anëtarëson’ Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun në Vetëvendosje
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, zhvilloi një aksion simbolik para degës së Partisë Demokratike e Kosovës dhe asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se i ka dërguar “kartelën e anëtarësisë” kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Molliqaj i kritikoi Hamzën dhe Abdixhikun për “qasje naive” dhe “vetëm për interesa të ngushta”.

“Ne duhet me qenë këmbëngulës që me i mbajtë përgjegjës. Nuk është çështje e një emri të presidenti, çështja është që kjo i shërben këtij pushteti. Pas pesë vitesh mbërrijmë në pikën kur do të flasim për dëmet që shkaktohen”, tha ai.
